Traditën e zhvillimit industrial në Gjakovë e rikthen vetëm sektori privat
07 korrik 2022
| 17:16
Një delegacion i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB) i kryesuar nga kryetari, Agim Shahini dhe i shoqëruar nga kryetari i regjionit të Gjakovës, Argjend Fetahu vizituan sot Fabrikën e tekstilit “EximTex Group” në Gjakovë.
Delegacioni i AKB-së është njoftuar për punën dhe suksesin e arritur nga kjo fabrikë prodhuese e tekstilit dhe për planet e ardhshme të investimeve, nga drejtori i kësaj fabrike, Bashkim Hasanaj.
Pas takimit, kryetari Shahini, i shoqëruar nga drejtori i kompanisë kanë vizituar repartet prodhuese të veshjeve dhe janë takuar me punëtorët e fabrikës.