Trafik i rënduar në Milot, pushuesit “dynden” drejt bregdetit

23 korrik 2022 | 10:38

Fundjava ka nisur me trafik pranë kryqëzimit të Fushë-Milotit, në drejtim të Lezhës dhe Durrësit.

Me mijëra vetura me targa të Kosovës dhe targa të huaja që vijnë nga Kosova, ia kanë mësyer bregdetit shqiptar.

Fluksi i automjeteve është krijuar nga makinat të cilët vijnë nga veri-lindja e vendit me shtetas të Kosovës që zgjedhin bregdetin tonë për të pushuar në këto ditë të nxehta.

E njëjta situatë vijon edhe përgjatë fundjavës, duke krijuar trafik të rënduar gjatë gjithë ditës.

Më i theksuar fluksi i makinave është në mëngjes dhe pasditeve, ndërsa nga policia janë shtuar patrullat me qëllim rregullimin e trafikut.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Çdo qytetar dhe biznes në Kosovë që planifikon të marrë…