![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/07/qemaaa-600x360-1.jpg)
Trafikonte njerëz në Britani për 10 mijë euro, gjykata burgos shqiptarin
17 korrik 2022
| 09:57
Ndriçim Qema është lënë në burg nga Gjykata në Dublin të Irlandës për drejtimin e një bande që kontrabandonte emigrantë të paligjshëm në Britaninë e Madhe kundrejt pagesës 10 mijë euro.
27-vjeçari mësohet se ka shkuar në Irlandë në vitin 2018 ku ka kërkuar azil, por tashmë është dënuar për drejtimin e një rrjeti trafiku njerëzish.
Sipas medieve irlandeze, fillimisht ai punoi si kontakt me bandat irlandeze dhe më pas i raportonte të atit në Shqipëri, i cili, sipas medieve të huaja, është me precedentë të mëparshëm penal.
Qema ishte specializuar për falsifikim dokumentacionesh dhe pastrim parash. Për çdo shqiptar që kalonte në Mbretërinë e Bashkuar përmes Irlandës paguanin mes 5 mijë deri në 10 mijë euro dhe merrnin dokumente false.