Trafiku gjatë muajit janar, policia shqiptoi 30 mijë gjoba
03 shkurt 2018
| 15:59
Policia e Kosovës ka shqiptuar mbi 30 mijë dënime në trafik gjatë muajit janar.
Në kuadër të këtyre autorizimeve dhe kompetencave gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.01.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ndaj të cilëve PK-ja ka ndërmarrë të gjitha veprimet të cilat dalin nga ligjet.
“Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që të ju përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale”, thuhet në njoftimin e Policisë