Trafiku Urban ka një njoftim për qytetarët

12 maj 2023 | 16:45

Trafiku Urban ka njoftuar qytetarët se nesër (e shtunë) dhe pasnesër (e diel) do të ketë ndryshim të përkohshëm të qarkullimit për linjat “Nr.1A” dhe “Nr.7C”, pasi  do të zhvillohen punime në rrugën “Ukshin Hoti”.

Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në “Facebook”, Trafiku Uban ka bërë me dije se qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes bulevardit “Bill Klinton”.

“Në bazë të vendimit të Komunës së Prishtinës të datës 03.05.2023, se Ndërmarrja Publike  ‘Termokos’ me datë 13.05.2023 dhe 14.05.2023 do të zhvilloj punime në rrugën ‘Ukshin Hoti’. Trafiku Urban njofton qytetarët se do të ketë ndryshim të përkohshëm për linjat ‘Nr.1A’ dhe ‘Nr. 7C’. Qarkullimi i këtyre linjave do të realizohet përmes bulevardit ‘Bill Klinton’”, ka njoftuar Trafiku Urban.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mungon vetëm zyrtarizimi, por Amir Rrahmani do ta nënshkruajë shumë…