‘Trafiku Urban’ nënshkruan marrëveshje me Telekomin e Kosovës
20 maj 2024
| 11:48
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka nënshkruar marrëveshje me menaxherin e shitjes dhe kujdesit në Telekomin e Kosovës, Kreshnik Domi.
Sipas njoftimit nga ana e “Trafikut Urban”, marrëveshja synon të ofrojë shërbime për stafin, duke lehtësuar komunikimin.
Kryeshefi ekzekutiv i “Trafikut Urban”, Burim Maraj, ka konfirmuar edhe njëherë angazhimin e ndërmarrjes për përmirësimin e shërbimeve për të gjithë punonjësit dhe qytetarët.
Ndërsa Kreshnik Domi nga Telekomi i Kosovës, ka thënë se janë të lumtur që kjo marrëveshje do të ndihmojë në lehtësimin e përditshmërisë së punonjësve të ndërmarrjes.