‘Trafiku Urban’ nis linjën e regullt Prishtinë-Kishnicë
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, e ka nënshkruar vendimin për fillimin e qarkullimit të autobusit të Trafikut Urban në linjën Prishtinë-Kishnicë, raporton “Epoka e re”.
Lajmin e ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës përmes një njoftimi publik, ku thuhet se kjo linjë bazohet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit me Ministrinë e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Prishitnës dhe Graçanicës.
“Kryetari i Kryeqytetit, Përparim Rama ka nënshkruar vendimin për fillimin e qarkullimit të autobusëve të Trafikut Urban në linjën Prishtinë – Kishnicë.
Kjo linjë bazohet në Marrëveshjen e Bashkëpunimit mes Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Komunës së Prishtinës dhe asaj të Graçanicës me datë 01.02.2023”, thuhet në njoftimin e Komunës së Prishtinës.