‘Trafiku Urban’: Tash e tutje qytetarët mund të pajisen me bileta përmes SMS-ve

13 shtator 2023 | 14:25

Nga “Trafikut Urban” njoftojnë se kryeshefi ekzekutiv i kësaj ndërmarrjeje, Burim Maraj, nënshkroi sot marrëveshjen me operatorin telefonik Vala, me të cilin tash e tutje qytetarët mund të pajisen me bileta përmes SMS-ve.

Ky hap, sipas tyre, është i rëndësishëm për ofrimin e shërbimeve më cilësore për udhëtarët.

“Maraj e konsideroi këtë marrëveshje si arritje të rëndësishme, e cila sipas tij mundëson një shërbim më efikas për qytetarët e Prishtinës dhe falënderoi përfaqësuesit e operatorit për bashkëpunimin dhe besimin e tyre në këtë projekt.

Avni Tafilaj, drejtor i shitjes në Vala, tha se fokusi i tyre është pa dyshim tek qytetarët, dhe janë të lumtur që ky projekt do të ndihmojë në lehtësimin e jetës së qytetarëve, veçanërisht udhëtarëve të “Trafikut Urban”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kombëtarja e Rumanisë U21 ka humbur me shifrat 3:2 ë…