
Trafostacioni i “Trepçës” në Mitrovicë merr flakë
22 janar 2019
| 12:06
Trafostacioni i ndërmarrjes “Trepça” në Mitrovicë është përfshirë nga zjarri.
Kjo shihet përmes fotografisë që ka siguruar gazeta “Epoka e re”.
Këtë lajm e ka konfirmuar për “Epokën e re” edhe ushtruesi i detyrës së drejtorit menaxhues të “Trepçës”, Xhevdet Tahiri.
Ai ka thënë se nuk dihen shkaqet e zjarrit dhe nuk ka punëtor të lënduar.
/Epoka e re/A.MAVRAJ