Tragetet nga Shqipëria drejt Italisë 10 orë me vonesë, shkak era e fortë e dallgët

04 tetor 2020 | 13:33

Moti i ligë që po mbretëron ditët e fundit si dhe era e fortë dhe dallgëzimi i lartë në det ka krijuar vonesa në nisjen e trageteve si nga Porti i Durrësit dhe drejt porteve italiane(Ankona, Bari) dhe anasjelltas.

Tragetet kanë arritur të nisen në orët e para të ditës së sotme, ndryshe nga parashikimi për t’u nisur mbrëmjen e kaluar, si nga Ankona, Bari drejt Portit të Durrësit dhe anasjelltas.

Mbërritja e tyre po ashtu do të behet me disa orë vonesë, ndërsa anijet tregtare vijojnë normalisht përpunimin.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i është përgjigjur ministrit serb…