Trageti “Berisha” në Liqenin e Komanit më shumë oferta dhe çmime të volitshme

12 qershor 2020 | 18:43

Viteve të fundit Liqeni i Komanit, është bërë një nga vendet më të dëshiruara dhe të vizituara nga qytetarët e Kosovës dhe rajonit në përgjithësi.

Liqeni Koman është i rrethuar nga kodra të dendura të pyllëzuara, shpatet vertikale, gryka të thella, si dhe nga një luginë e ngushtë, e marrë plotësisht nga lumi.

Mirëpo, në kohë pandemie sikurse shumëçka tjetër, na u pamundësua edhe vizita në këtë liqen, por që nga data 6 qershor e “pamundura u bë e mundur”, sepse trageti “Berisha”, filloj punën konform rregullave të institucioneve përgjegjëse dhe mbikëqyrëse, ndaj pandemisë Covid-19.

Lidhur më këtë pronari i tragetit “Berisha”, Dritan Marku, për kohën e sezonës turistike, ka folur për fillimin e punës, në linjën e rregullt Fierzë – Koman dhe anasjelltas.

Ai ka thënë se në tragetin që ai është pronar, çmimet e biletave janë të volitshme për turistët, (pasagjerët), ndërkaq për fëmijë deri në moshë të caktuar janë falas. Në këtë intervistë për gazetën “Epoka e re”, Marku ka folur edhe për çmimin e biletave për makina, orarin e lundrimit, investimet e bëra sa i përket ndërtimit të vilave në ketë pjesë, si dhe nevojën e investimit në infrastrukturën rrugore nga Shkodran në drejtim të Komanit.

Epoka e re”: Z. Marku, pas pandemisë keni filluar me linjën e rregullt Fierzë -Koman dhe anasjelltas. Na tregoni,  a keni filluar të punoni me kapacitete të plota?

Marku:  Po, ne kemi filluar të operojmë që nga e diela e datës 6 qershor me itinerar Koman- Fierzë – Koman. Por, për shkak të pandemisë, do të kemi kapacitet të përgjysmuar, poltrona të alternuara, mirëpo një ndër kriteret kryesore është mbajtja e distancës, si ndaj stafit ashtu dhe në mes të klientëve.

Epoka e re”: Z. Marku, sa linja të rregullta të tragetit janë nga kompania e juaj në ketë rrugë ujore, si dhe si është orari i udhëtimit vajtje-ardhje?

Marku:  Ne lundrojmë çdo ditë nga prilli deri në nëntor me tragetin “Berisha”, në orën 09:00 nga Komani (ana nga Shkodra) dhe në orën 13:00 nga Fierza (ana e Kosovës, afër Gjakovës). Gjithashtu, me anijen “Dragobia”, nga ora 06:00 nga Fierza dhe nga ora 09:00 nga Komani.

Epoka e re”:  A i keni bërë përgatitjet e duhura rreth masave të kërkuara nga institucionet përgjegjëse, sa i përket pandemisë, pra sa janë të sigurt udhëtarët?

Marku:  Siç e përmenda dhe me lartë, përveç kapacitetit të përgjysmuar dhe poltronave të alternuara, gjithashtu dhe maskat mbrojtëse, dezinfektimi i duarve, si dhe  matja e temperaturës para udhëtimit,  janë disa nga kriteret që kërkohen nga stafi jonë. Për më tepër, ne kemi poltrona në mjedisin e jashtëm të tragetit ku dhe na favorizon ne dhe klientët tonë, pasi që klientët tanë kanë mundësi që mos të qëndrojnë në mjedise të mbyllura shumë gjatë.

Shpresojmë dhe besojmë se të gjitha këto masa janë të mjaftueshme, porse edhe ne punojmë konform kërkesave të shtetit, në mënyrë që të parandalojmë infektime.

Epoka e re”:  Sa kushton udhëtimi për një person, në një drejtim, si dhe në atë vajtje –ardhje për turistët, po ashtu çfarë çmimi ka bileta  për makina?

Marku:  Bileta kushton 6 euro për çdo person mbi moshën 10 vjeçare, kurse fëmijët udhëtojnë falas, si dhe 6 euro për metër katror të makinës kur pagesa  bëhet cash, ndërsa kur pagesa bëhet online ne ofrojmë 20% zbritje. Jemi munduar të përshtatemi dhe me ekonominë vendase edhe pse pjesa më e madhe janë turiste që vijnë nga vende të ndryshme të botës.

Ne ofrojmë dhe ture të ndryshme që variojnë nga 25 euro dhe me lartë, në varësi të kërkesave të klientit si “Kayak Tour”, “Shala River Tour”, “One Day Tour”, çmime këto që klientët tonë mund t’i gjejnë edhe në ueb-sitin tonë. Gjithashtu, një ndër investimet që kemi bërë kohët e fundit, kemi dhe pesë vila akomoduese që ndodhen në Koman, përballë ishullit të paqes, të quajtura “5 STINET”.

“Epoka e re”: Cilat janë përmasat e liqenit  (Firzë- Koman) dhe sa ore zgjat udhëtimi?

Marku: Liqeni ka sipërfaqe 12 km2, gjatësi 34.5 km dhe gjerësi 50-60 m. Ndërkaq, udhëtimi në njërën anë zgjatë rreth 2 orë e 30 minuta.

Epoka e re”:  A prisni që shteti apo bizneset private t’i pasurojnë me lokale  hoteliere,  brigjet e liqenit në mënyrë që turistët të ndalen për relaks?

Marku: Ne presim nga shteti që ta rregullo rrugën që të sjell nga Shkodra në Koman, pasi ka mbi 30 vite që është bërë.  Ndërsa, për investime gjatë bregut kjo është në rritje nga vendasit që vazhdojnë të zgjerohen me shërbime e aktivitete të ndryshme nga Fierzë deri në Koman, e duke vazhduar deri në Vau Dejes.

Epoka e re”:  A duhet bëre rezervimi për vende në Tragetin tuaj para nisjes apo ka vend për të gjithë udhëtarët ?

Marku: Për shkak të numrit të lartë të rezervimeve, klientët duhet të rezervojnë disa ditë më përpara në emailin tonë, në numrat tanë të kontaktit apo edhe në rrjetet tona sociale.

[email protected]

00355 69 68 00 748

00 355 68 52 70 934.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në tubimin e LV-së për nder të 21-vjetorit të çlirimit…