Tragjedi e madhe në futboll: Katër futbollistë humbin jetën
30 korrik 2021
| 23:35
Një ngjarje tragjike e ka goditur ditën e sotme shtetin e Somalisë.
Katër futbollistë lokal në Somali u vranë kur një shpërthim që besohej se ishte shkaktuar nga një bombë e vendosur në autobusin e tyre, thanë policia dhe dëshmitarët, shkruajnë mediat ndërkombëtare.
Dhjetë lojtarë të ekipit të Jubaland po niseshin për një ndeshje në stadiumin e qytetit Kismayo në Somalinë jugore kur autobusi u hodh në ajër.
“Lojtarët po hipnin në një autobus kur pajisja shpërtheu, me sa duket brenda automjetit. Po hetojmë, por ne supozojmë se pajisja është vendosur në autobus” tha oficeri i policisë Mohamed Sadiq.
Ai tha se katër futbollistë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën.