Tragjedi në Australi: Era bart kështjellën nga ajri, 4 fëmijë vdesin, 4 lëndohen rëndë

16 dhjetor 2021 | 08:23

Katër fëmijë kanë vdekur dhe katër të tjerë janë lënduar rëndë, pasi ranë nga rreth dhjetë metra nga një kështjellë ajri për kërcim, që shpërtheu në ajër në ishullin e Tasmanisë së Australisë.

Policia konfirmoi se dy djem e dy vajza, të gjithë të moshës 6-vjeçare, vdiqën në tragjedinë që ndodhi në shkollën fillore “Hillcrest” në Devonport të enjten në mëngjes, shkruan The Guardian, përcjell Gazeta Express.

Komisioneri policor, Darren Hine, tha se oficerët u thirrën për të shkuar në shkollë, pasi një erë i ngriti në ajër kështjellën dhe topat nga ajri.

“Në ditën kur këta fëmijë do të duhej që ta festonin ditën e fundit në shkollë fillore, ne po e vajtojmë humbjen e tyre. Zemra tona janë të thyera për familjet dhe të dashurit e tyre, shokët e shoqet e shkollës, mësuesit e këtyre të rinjve që u morën shumë shpejt”, tha ai.

Hine shtoi se për këtë rast ka filluar një hetim. Kryeministri rajonal, Peter Gutwein, tha se kjo tragjedi është shkatërruese dhe zemërthyese.

Është ende e paqartë se sa fëmijë ishin duke luajtur në kështjellën nga ajri, kur ajo u ngrit në qiell. Pesë fëmijë janë në spital – katër prej tyre në gjendje kritike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
110 familje të një kompleksi banesor në lagjen “Mati 1”…