Tragjedi në Ekuador, rrëshqitjet e dheut rrafshojnë lagjen, 27 të vdekur, 67 të zhdukur

02 prill 2023 | 09:21

Të paktën 27 persona kanë humbur jetën dhe 67 të tjerë rezultojnë të zhdukur, si pasojë e rrëshqitjeve të dheut në një lagje lagje në qytetin e Andeve të Alausi, në pjesën jugore të Ekuadorit.

Mediet vendase bëjnë me dije se një pjesë gjigante toke u shkëput gjatë natës të dielën e kaluar në të hënën dhe rrafshoi një lagje në periferi të qytetit me 45,000 banorë në provincën Ciborasso, rreth 300 kilometra në jug të kryeqytetit Quito.

Zyra e prokurorit publik të Ekuadorit raportoi dje përmes Tëitter se 27 vdekje janë konfirmuar pas rrëshqitjes së dheut në Alausi.
Sipas shifrave të fundit nga Sekretariati Kombëtar për Menaxhimin e Rrezikut (SNGR), ka edhe 38 të lënduar, 67 persona ende të zhdukur dhe gjithsej rreth 850 të prekur. 57 shtëpi u shkatërruan plotësisht.

Ekipet e kërkim-shpëtimit vazhduan dje, “për të gjashtën ditë radhazi kërkimi për të zhdukurit”, nënvizoi SNGR. Zona ku ndodhet Alausi ishte vënë në alarm të verdhë që prej muajit shkurt për shkak të reshjeve.

Për shkak të tërmetit vdekjeprurës që goditi vendin në mars dhe shirave, përmbytjeve dhe rrëshqitjeve të dheut që nga fillimi i vitit, qeveria ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në 14 nga 24 provincat e Ekuadorit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 26 persona vdiqën pasi një seri tornadosh shpërthyen…