
Tragjedi në futbollin francez, sulmuesi 22-vjeçar qëllohet për vdekje në Marseille
24 dhjetor 2022
| 17:04
Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme, në Francë, ku sulmuesi i ekipit të kategorisë së 4-ët francize, Aubagne ka ndërruar jetë në rrethana tragjike.
I rritur në akademinë e Olympique Marseille, 22-vjeçari, Adel Santana Mendy ndërroi jetë orët e para të mëgjesit të së shtunës, pasi u qëllua për vdekje, në një nga zonat e Marsejës.
Ndërkaq, në një postim në “Twitter” ka reaguar dhe ish-klubi i 22-vjeçarit, me anë të një postimi ku u përcjell familjarëve ngushëllimet.