![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/08/anije-600x360-1.webp)
Tragjedi në Itali, mbytet anija me emigrantë, 41 të vdekur
09 gusht 2023
| 12:13
Të paktën 41 emigrantë kanë humbur jetën pasi një anije, e cila ishte nisur nga Sfax, Tunizi është fundosur ndërsa lundronte në kanalin e Siçilisë.
Vetëm katër persona kanë arritur të shpëtonin, tre burra dhe një grua, raportojnë mediet italiane.
Pas rreth 6 orësh lundrim, anija është fundosur për shkak të një dallge të madhe. Të gjithë emigrantët, sipas të mbijetuarve kanë përfunduar në det, por vetëm 15 prej tyre kishin jelek shpëtimi.