Tragjedi në Itali, një 18-vjeçar shqiptar humb jetën duke ngjitur në mal
28 shkurt 2021
| 23:14
Një 18-vjeçar me origjinë shqiptare humbi jetën duke u ngjitur në një mal në Itali.
Sipas mediave italiane, i riu jetonte prej vitesh në Lunigiana.
Ndërsa nga të dhënat e deritanishme, i riu mësohet se rrëshqiti për shkak të dëborës dhe terrenit të vështirë.
Ngjarja e rëndë ndodhi në praninë e miqve të tij të cilët lajmëruan menjëherë autoritetet dhe familjarët.
Autoritetet italiane tentuan që të shkonin me helikopter gjatë mbrëmjes së të shtunës, por era e fortë e bëri të pamundur ngritjen e tij. Ishin ekipet e shpëtimit, të cilët nxorën trupin këtë pasdite.
Trupi u transportua më pas me helikopterin Pegaso 3 në Pontremoli ku banonte 18-vjeçari. Sipas informatave mësohet se 18 vjeçari është nga Shqipëria.