Tragjedi në Jemen, 85 të vdekur, 300 të plagosur

20 prill 2023 | 08:11

Të paktën 85 njerëz vdiqën në një rrëmujë në kryeqytetin e Jemenit, Sana’a, e cila shpërtheu kur qindra njerëz u mblodhën për të marrë donacione para në një shkollë, thanë sot dëshmitarët dhe mediet e kontrolluara nga Houthi. Rreth 300 persona u plagosën.

Rrëmuja ndodhi derisa tregtarët po shpërndanin ndihma në para për popullatën në ditët e fundit të Ramazanit, tha Ministria e Brendshme e drejtuar nga Houthi.

Sipas dëshmitarëve okularë të cituar nga Reutersi, njerëzit prisnin donacione në shumën prej 5000 rialësh jemenas (rreth nëntë dollarë).

Në videot e postuara në Telegram njerëzit mund të shihen në turmë, disa prej tyre duke bërtitur për ndihmë, ndërsa siguria përpiqet ta kontrollojë grumbullimin.

Dy tregtarë që organizuan shpërndarjen e ndihmave u arrestuan dhe nisi një hetim, njoftoi ministria.

Në Jemen ka tetë vjet që po vazhdon një luftë civile, në të cilën dhjetëra mijëra njerëz kanë humbur jetën, ekonomia është shkatërruar dhe miliona janë të uritur, sipas agjencisë britanike.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjenerali në pension i ushtrisë amerikane, David Petraeus, beson se…