Tragjedi në Lipjan: Vritet një person dhe plagosen pesë të tjerë
Një person ka mbetur i vdekur ndërsa pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e gjuajtjeve me armë zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit.
Rastin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, ka deklaruar ajo.
“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë pjagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti./Sinjali