Tragjedi në një familje të Shqipërisë, vdesin nga Covid-19 prindërit dhe djali
06 mars 2021
| 10:30
Një tragjedi familjare ka ndodhur në një familje nga Rubiku, ku kanë ndërruar jetë prindërit dhe djali nga Covid-19.
Siç raportojnë mediat në Shqipëri, për shkak të komplikacioneve nga Covid-19, kanë humbur jetën prindërit Hamit dhe Dushe Cara, si dhe djali i tyre i vetëm Arben Cara, 49 vjeç.
Fillimisht ka humbur jetën kryefamiljari Hamit Cara, 75 vjeç një ditë më pas djali Arbeni dhe më pas bashkeshortja e Hamitit, Dushe Cara, 73 vjeçe.
Ndryshe, në 24 orët e fundit në Shqipëri janë shënuar 21 viktima nga koronavirusi.