Tragjedi në sportin italian, volejbollistja bie nga dritarja dhe vdes
13 prill 2023
| 13:23
Një tragjedi ka goditur Igor Novara, skuadrën e volejbollit për femra, e cila dje luajti në Turqi kundër Eczacibasi, për ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Champions League.
Sipas raportimit të ‘Corriere dello Sport’, Julia Ituma, 18 vjeçarja ra nga dritarja e dhomës së saj të hotelit dhe vdiq në çast.
Shkaqet që çuan në vdekjen e saj janë duke u hetuar dhe nuk përjashtohet edhe vetëvrasja.
Julia Ituma lindi në Milano më 8 tetor 2004 dhe ishte me origjinë nigeriane.
E gjatë 1.92, ajo ishte në sezonin e saj të parë me Igor Gorgonzola Novara, që e blerë nga Club Italia (Seria A2), ku zbarkoi në vitin 2019.
Ajo konsiderohej si një premtim i volejbollit në ekipin italian.