Tragjedia e familjes Haliti në Shqipëri: Djali e nëna vdiqën dje, gruaja e tij sot
08 maj 2021
| 23:13
Tre anëtarë të familjes Haliti nga Gjilani humbën jetën në Shqipëri, të njëjtit dyshohet se u helmuan nga ushqimi.
Klan Kosova nga burime të veta merr vesh se nëna dhe djali humbën jetën dje teksa bashkëshortja e këtij të fundit ka vdekur sot.
E gjithë ngjarja besohet të ketë ndodhur në Gjirin e Lalzit në qytetin e Durrësit.
Klan Kosova ka provuar të kontaktojë me organet përkatëse në Shqipëri, por deri tani nuk ka marrë informacione.
Kryetari i Gjilanit, Lufti Haziri në telegram ngushëllimi për familjen Haliti ka kërkuar nga organet përkatëse të Policisë së Republikës së Shqipërisë të ndriqohet rasti.