Tragjedia me 12 të vdekur në Cetinje, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi i kërkon të birit të japë dorëheqjen

06 janar 2025 | 10:53

Slavko Sharanoviq, babai i ministrit të policisë së Malit të Zi Danilo Sharanoviq, i bëri thirrje publikisht djalit të tij që të japë dorëheqjen si akt moral pas tragjedisë me 12 viktima në Cetinje.

“Unë, Slavko Sharanoviq, babai i ministrit, i bëj thirrje publikisht të japë dorëheqjen para qytetarëve malazezë. Pra, për të vazhduar siç bënë të parët e tij. Përshëndetje për të gjithë qytetarët e Malit të Zi”  ka thënë ai.

Sharanoviq më pas i ka thënë Aleksa Beçiqit që t’i “mbajë duart larg djalit të tij”.

“Danilo, bir, jep dorëheqjen! Lëreni atë Beçiqin pa origjinë”, ka thënë babai i ministrit Sharanoviq.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, në valixhen e…