Tragjedia me dy të vrarë në Velipojë, del VIDEO e sherrit nga ku nisi gjithçka

20 gusht 2024 | 22:26

Një ngjarje e rëndë u regjistrua në orët e vona të së hënës, ku për shkak të plumbave humbën jetën 33-vjeçari Ersild Ishmi dhe kunatin e tij, Arsid Hoxha, vetëm 22 vjeç.

Zanafilla e konliktit mes dy vëllezërve Frroku dhe viktimave daton që më 28 qershor. Neës24 ka publikuar me video momentin e sherrit, të regjistruar pak javë më parë.

Në pamje, Ersid Ishmi shihet duke shkuar për të ngrënë në një hotel, ku një mosmarrëveshje ndodhi mes kamerierit, që është gjithashtu kushëri i Ishmit, dhe kuzhinierit për shkak të vonesës në porosi.

Gjatë këtij debati, 33-vjeçari Ishmi ka ndërhyrë dhe ka nxjerrë pistoletën në restorantin e familjes Frroku, duke kërcënuar kuzhinierin. Pamjet e regjistruara tregojnë se fillimisht palët kanë biseduar në mënyrë të qetë, por më pas situata është përshkallëzuar në një përleshje fizike. Në konflikt janë përfshirë edhe individë të tjerë, përfshirë një grua.

VIDEO

Ishin dy vëllezërit ata të cilët njoftuan Policinë lidhur me atë çfarë kishte ndodhur në pronën e tyre dhe denoncuan 33-vjeçarin. Ersild Ishmi arriti të largohet nga vendi i ngjarjes, mirëpo blutë bënë të mundur arrestimin e tij vetëm disa orë më pas.

Ndaj 33-vjeçarit Gjykata më pas ndryshoi masën nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”. Mbrëmjen e 19 gushtit, Ishmi theu masën e sigurisë dhe shkoi në hotelin “Holiday”.  Si duket 33-vjeçarit nuk i kishte dalë “inati” që pronarët e hotelit “Holiday”e kishin denoncuar dhe për këtë arsye rreth orës 21:00, së bashku me kunatin e tij, Arsid Hoxhën, shkuan në hotelin e dy vëllezërve Frroku ku dhe pas konfliktit me ta u qëlluan me armë zjarri.

Fatkeqësisht plumbat në drejtim të Hoxhës dhe Ishmit rezultuan fatale për të rinjtë. Arsid Hoxha mori dy plumba, një në gjoks dhe një në bark, ndërsa 33-vjeçari u vra me tre plumba, dy në gjoks dhe një në bark.

Pavarësisht ndihmës dhe përpjekjes së bluzave të bardha për t’i mbajtur në jetë, 22-vjeçari Arsid Hoxha dhe 33-vjeçari Ersild Ishmi nuk arritën të mbijetonin si pasojë e plagëve të shumta të shkaktuara nga arma e zjarrit.

Vrasja e dyfishtë në Velipojë, 19 gusht 2024!

Viktima: Ersild Ishmi, 33 vjeç dhe Arsid Hoxha, 22 vjeç (burri i motrës i Ersildit)

I plagosur: Zyber Zagrad, 26 vjeç kamarier në hotelin “Holiday” në plazhin e Velipojës, banues në Dibër

Në kërkim: Edmir Frroku, Gëzim Frroku. Dy vëllezër, pronarë të hotel Holiday në Velipojë

Arrestohet: Zyber Zagrad, kamarieri dhe Marjo Pali, banues në Shkodër, punëtor i hotelit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me diell dhe…