Tragjedia me dy viktima | Osmani, Kurti e Konjufca nuk e prishin rahatinë e fundjavës, nuk e vizitojnë Pejën

25 qershor 2023 | 19:58

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e vërshimeve që ndodhën të shtunën mbrëma në qytetin e Pejës.

Një grua e moshës 26-vjeçare dhe djali i saj 5-vjeç kanë vdekur pasi shtëpia e tyre u vërshua nga të reshurat e mëdha të shiut.

Këtë familje gjatë ditës e kanë vizituar kryetari i komunës së Pejës, Gazemend Muhaxheri. Megjithatë, për vizitë në këtë familje nuk ishin edhe krerët e shtetit, shkruan Demokracia.com.

Presidentja Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti e kyreparlamentari Glauk Konjufca nuk e kanë prishur rehatin e tyre të fundjavës, ata nuk ishin për vizitë në familjen e personave që humbën jetën si pasojë e këtyre vërshimeve.

Ndërkohë, familjarët e viktimave kanë akuzuar institucionet se nuk iu dolën në ndihmë.

Axha i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e vërshimeve, tha se nuk ka hasën në ndihmën e institucioneve.

“Jemi të gjithë të shqetësuar, është tmerr, me vdek një nuse 26-vjeçare dhe një fëmijë 5-vjeçar, është katastrofë”, rrëfeu mes lotësh Ademaj për KosovaPress.

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre.

Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia deklaroi se gjurmoi dhe nuk hasi në gjetje, ai tha se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares.

“Jemi munduar t’i shpëtojmë, gruan dhe djalin e vëllait i ka tërhek një vrimë që e ka thyer murin. Jemi dalë t’i kërkojmë dhe pas një kohe e kemi gjet djalin e vëllait në një shtëpi më poshtë. Jemi munduar t’i japim ndihmën e parë, kemi thirr ambulanten, Policinë. Derisa e kemi pas djalin e vogël, askush nuk është ardhë hiç, as ambulanca e Policia, e kemi marrë vet dhe e kemi qu në spital, e aty nuk ka pas shenja për jetë, ka qenë i ngulfatur. Jemi kthy në shtëpi dhe kam pyet nëse kanë hallakat për nënën e djalit, më thanë po kemi shiku dhe kishin qenë dy policë. Njëri prej tyre tha kemi hallakat në podrum ku unë dyshojsha dhe nuk u binda pa hy vet. Hyra e kontrollova, hetova diçka, por nuk isha në dijeni nëse sigurt është ajo derisa e kam prek dhe e kam dallu që është trup i njeriut, gruaja vëllait”, tha Ademaj. Demokracia.com

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eulogji për mikun tim, poetin Sabit Idrizi (1955-2023) Agim Vinca…