Tragjedia në Danub, gjendet viktima e 27
07 korrik 2019
| 21:46
Me datë 29 maj në lumin Danub u përplasën 2 anije me turistë të cilët shkaktuan një tragjedi të vërtetë.
Policia e Hungarisë njofton se sot është nxjerrë trupi i viktimës së 27. Sipas njoftimit të policisë trupi u gjet në fshatin Makad, 58 kilometra nga vendi i përplasjes së anijeve.
Deri më tani janë konfirmuar plot 25 të vdekur nga 35 turistët koreanojugor si dhe 2 shtetas hungarez të cilët ishin pjesë e anijes turistike.
Një shtetas koreaonojugor akoma rezulton i zhdukur pasi nuk është gjetur ende dhe 7 persona të tjerë janë shpëtuar natën që ndodhi aksidenti./ballkanweb