Tragjedia në Jabllanicë të Gjakovës, Gjini: Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen

02 shkurt 2025 | 08:52

Tre fëmijë vdiqën të shtunën si pasojë e shembjes së një objekti të pabanuar.

Ngjarja tragjike ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës.

Me këtë rast ka reaguar edhe kryetari i kësaj komune Ardian Gjini.

Gjini tha se është tronditur nga ky lajm.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjet! Nuk ka fjalë që e shprehin dhimbjen! Le të bëjmë krejt çka mundemi, të jemi me familjet në këto çaste të rënda! Qofshin të parajses engjujt!”, u shpreh Gjini.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, është tronditur nga tragjedia në…