
Tragjedia në Koçan: Disa pacientë që po trajtohen jashtë vendit janë në gjendje të vështirë
Ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Arben Taravari, ka bërë me dije se në Koçan do të qëndrojë një ekip i kirurgëve plastikë, në mënyrë që pacientët të mos vijnë në Shkup për të marrë shërbime, por të shkojnë mjekët atje.
Në një konferencë për medie, ai poashtu bëri me dije se disa pacientë që janë në shërim jashtë shtetit, janë në gjendje të vështirë, ku sipas tij, diku edhe po komplikohet situata.
“Një ekip prej kirurgëve plastik do të qëndroj në Koçan, ata veç kanë arrit atje që t’u japin ndihmë profesionale kolegëve tanë të Spitalit të Përgjithshëm të Koçanit, që pacientët prej Koçanit mos të vijnë deri në Shkup, por ne të shkojmë atje dhe t’ju japim shërbime. Gjithashtu disa pacientë që janë në shërim jashtë shtetit, janë në gjendje të vështirë, diku edhe po komplikohet situata, por të shpresojmë se do të jepet maksimumi që të shpëtohet jeta e tyre”, ka deklaruar Taravari.
Taravari gjithashtu njoftoi se disa shtete të Evropës janë të gatshëm të pranojnë pacientë që do të kenë nevojë për rehabilitim pak më të gjatë, që sipas tij shërimi i tyre do të zgjasë ndoshta edhe me muaj.