Tragjedia në minierën e Artanës, Haradinaj kërkon të merren masa në sigurinë e minatorëve
02 qershor 2020
| 15:24
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se është i tronditur nga lajmi për humbjen e jetës së dy minatorëve në Artanë, si shkak i shembjes së dheut në minierë.
“Iu bëj thirrje institucioneve të vendit që të marrin masa në sigurinë e minatorëve dhe mbrojtjen në punë. Ngushëllime familjes së minatorit dhe të inxhinierit, që humbën jetën tragjikisht. Ndërsa, të lënduarve iu uroj shërim të shpejtë”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”, raporton “Epoka e re”.