Tragjedia në Prishtinë, kërkohet krijimi i policisë së kryeqytetit

05 gusht 2023 | 23:02

Shkrepjet e armëve që çuan në vdekjen e një personi dhe plagosjen e dhjetëra të tjerëve në qendrën e kryeqytetit të premten mbrëma, bëri që kreu i Prishtinës ta nis të shtunën me një takim urgjent.

Kryetari Përparim Rama, bashkë me drejtorin për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica ftuan në takim drejtorin e policisë rajonale të Prishtinës, Basri Shabanin me qëllimin kryesor, krijimin sa më parë të policisë për prishtinasit, raporton Klankosova.

Drejtori për Siguri dhe Emergjenca, Lulzim Fushtica, bëri me dije se në bazë të ligjit për kryeqytetin, Policia e Kosovës është e obliguar t’i fillojë procedurat për krijimin e këtij institucioni.

Se sa do të zgjas ky proces derisa Prishtina të bëhet me polici të saj nuk dihet nga komunarët, megjithatë diçka është nisur, ajo e bërjes së strukturës organizative për policinë e kryeqytetit.

Qytetarët duan që kjo të ndodhë sa më shpejtë, teksa shprehën të shqetësuar  nga ajo se çfarë ngjau mbrëmë.

Për rritjen dhe kontrollin e sigurisë nga pushteti lokalë thonë se janë në fazën përfundimtare për hapjen e tenderit lidhur me instalimin e kamerave në rrugët e Prishtinës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Valon Ahmeti e ka fituar meçin e tij ndaj turkut…