Tragjedia në QKUK/ Albana Bytyqi ia kërkon dorëheqjen Albulena Haxhiut
Për vrasjen e 35 vjeçares shtatzënë e cila dyshohet se është vrarë nga bashkëshorti i saj, ka reaguar edhe deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi.
Bytyqi në faqen e saj zyrtare ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti, duke thënë se dorëheqja e ministres së drejtësisë është minimumi se çfarë duhet bërë.
“Dorëheqje e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiut është minimum i veprimit moral të kësaj qeverie. Nuk do koment as analizë të thellë të konstatohet fakti që kjo qeveri ka dështuar në të gjitha nivelet politike. – Qeveri pa moral politik (vrasjet e pa fundme të grave dhe pa mbrojtjen e shtetit) – Qeveri që shkatërron sistemin e drejtësisë me veprime kundër KGJK dhe KPK -Qeveri pa ministër të Shëndetësisë – Qeveri pa vendim për Drejtor të Policisë Dorëheqja është akt që duhet të ndodh sot”, ka shkruar Bytyqi.