Tragjedia në Suharekë, Limaj ngushëllon familjen Sadikaj
08 korrik 2018
| 20:54
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, njëheresh zëvendëskryeministër në Qeverinë e Kosovës, Fatmir Limaj i ka shprehur ngushëllim familjes Sadikaj për humbjen tragjike të pesë anëtarve të saj në nje aksident trafiku.
Limaj ka thënë se ky lajm ka prekur të gjithë qytetarët e vendit.
Ai ka apeluar që të gjithë vozitësit që të dhe kenë kujdes më të madh në komunikacion në mënyre që të shmangën aksidentet që po marrin jetën e qytetarëve të Kosovës.
Limaj u ka bërë thirrje institucioneve përgjegjese që të marrin të gjitha masat e nevojshme për evitimin e aksitenteve me fatalitet.