Tragjeditë e kanë origjinën në keqkuptime
Shkruan: Besim Xani
Kujdes nga keqkuptimet në dialog ngase origjina e të gjitha tragjedive është keqkuptimi, nga një keqkuptim në një sallon flokësh ndodhi tragjedia, pa dashur t’i egzaminoj këta persona, njeriu mund të përplasët në psikopat kriminel (ordiner) dhe mjafton ti ta thuash një fjalë të pa vend dhe ty “të shkoj koka”, kjo tingëllon si frikë por jo kjo ka të bëjë me ruajtjen e jetës edhe tënden poashtu edhe të familjarëve tuaj si dhe ta kursesh tjetrin. Fajtor për këto vrasje janë disa nga këta faktor; janë nga familja, shkolla, si dhe mediat e sidomos rrjetet sociale behavioriste. Thonë sjellja njerëzore është rezultat i të mësuarit nga shoqëria e dihet fort mirë sot një i ri tërë ditën mëson se si t’i gjasoj një gangsteri e jo një intelektuali. Shkollat tona kanë dështuar që të formojnë qytetarin, shkollat po përpiqen të përgaditin vetëm njerëz që dijnë një zanat, asgjë nuk iu i intereson përveç pasurisë edhe atë pasuri shumë shpejt ta bëjnë. Mendoj se lënda e Etikës, filozofisë, letërsi me lektyrë të domosdoshme kulturë muzikore, kulturë vizatimore, në mënyrë që shkolla të krijojë qytetar me edukate dhe ndërgjegje është shumë e nevojsjme. Vlen të citohet Sokrati i madh i Greqisë Antike i cili thotë: “Ku po shkoni o njerëz që po kujdeseni vetëm për pasurinë e fëmijëve tuaj, e për edukimin e tyre nuk kujdeseni aspak”?! Dikur RTP ani pse kishim gjysmë lirie RTP ka pasur program arsimor, mos të flasim për videoklipe gangsterësh apo fjalorë të ndytur ku sot çdo ditë e çdo i dyti program i TV-ve i shfaq këso lloj emisione degjeneruese, familjet qytetare nga kriza ekonomike shum pak i edukojnë fëmijët ku fëmija është në një udhëkryq të rrezikshëm ku lehtë bie pre e grupeve të rrezikshme, edhe një herë kujdes gjatë komunikimit me njerz, ngase siç thotë Ismail Kadare në veprën “Gjenerali i ushtrisë së vdekur”, “Të shkon koka për një fjalë të thënë pa vend apo një shikim i zjarrtë i një femre apo një humor i tepërt”. Formimi i personalitetit është lënë jashtë si nga familja ashtu edhe nga shkolla dhe nga gjitha hallkat e saj, fjalët “më fal”, “ju lutëm”, “ju faleminderit” as që i kam dëgjuar nga të rinjët e për çfarë flasim kjo është për tu pikëlluar, këto tragjedi që po na tronditin duhët të alarmojnë shtetin liria absolute për të riun është vetëshkatërrim është mirë që këtë shkrim ta lexojnë edhe të rinjtë poashtu edhe prindërit që t’iu rikujtohet ose të hulumtojnë dhe të kuptojnë që dikur kultura e komunikimit ka qenë vlerë që jemi krenuar kurse tash ka mbetur vetëm si relikt arkaik…!