![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2020/05/TRAKTOR-6pl42jff4rrj9y1es010daj1xxyr1r8on94euvm5su8-600x360-1.jpg)
Tragjike: Babai e mbyt aksidentalisht me traktor fëmijën e tij në Mamushë
02 korrik 2020
| 10:25
Një fëmijë ka vdekur si pasojë e një aksidenti, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10:00, në Mamushë
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi.
Krasniqi ka njoftuar se fëmija ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios së traktorit të cilin po e drejtonte babai i tij.
“Raportohet se i dyshuari derisa ishte duke lëvizur me traktor me rimorkio, dyshohet se fëmija i tij, ka rrëshqitur dhe ka rënë poshtë rimorkios. Viktima nga kalimtarët dërgohet në emergjencë ku mjeku konstaton se i njëjti është pa shenja jete. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në IML në obduksion”, ka thënë Krasniqi.