TRAGJIKE! Bie nga ballkoni i hotelit, ndërron jetë ylli i “One Direction”! Policia mori njoftim se…
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Argjentinë. Ylli i “One Direction”, Liam Payne ka ndërruar jetë në moshën 31-vjeçare, pasi ra nga ballkoni i hotelit.
Policia argjentinase ka njoftuar se Payne u gjet i vdekur jashtë një hoteli në Buenos Aires, pasi 31-vjeçari ra nga ballkoni i dhomës së katit të tretë.
Oficerët thonë se ata fillimisht po i përgjigjeshin raporteve “të një burri agresiv që mund të ketë qenë nën efektet e drogës dhe alkoolit”.
Mediat e huaja shkruajnë se menjëherë pas mbërritjes së tyre, atyre u tha se një zë i fortë ishte dëgjuar në oborrin e brendshëm të hotelit, ku më vonë zbuluan trupin e Payne.
Kreu i shërbimit të urgjencës mjekësore të qytetit tha për mediat lokale se Payne u dërgua në spital, por ai kishte pësuar lëndime “shumë të rënda” si rezultat i rënies.
Ndërkohë një hetim është nisur për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë. Ministria e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar ka thënë se është në kontakt me autoritetet në Argjentinë.
Kujtojmë se këngëtari fitoi famë globale si pjesë e grupit “One Direction”, së bashku me Harry Styles, Zayn Malik, Niall Horan dhe Louis Tomlinson.
Liam Payne ka një djalë, Bear, me ish-parteren e tij, këngëtaren britanike, Cheryl, i cili erdhi në jetë në vitin 2017.