Tragjike, gjendet pa shenja jetë në shtëpinë e tij i riu nga Gjakova
06 nëntor 2023
| 13:22
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës, ku një djalë rreth 17 vjeçar u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Ky rast ka tronditur familjen, teksa akoma nuk dihen shkaqet e vdekjes.
Burimet e Sinjalit mësojnë se rasti ka ndodh sot rreth orës 10:00.
Ndërsa, rastin e ka konfirmuar edhe Policia në Gjakovë, e cila ka njoftuar se si ka ndodh ngjarja.
“Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal ku është konstatuar vdekja e tij. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin janë duke u kryer procedurat e nevojshme hetimore.