Tragjike: Katër shqiptarë të vdekur në vendin e punës në Gjermani, njeri prej tyre ende nën rrënoja

31 tetor 2023 | 18:29

Tre shqiptarë kanë vdekur si pasojë e një aksidenti të hënën në një kantier ndërtimi në Hafen City në Hamburg të Gjermanisë.

Kjo u konfirmua edhe nga ana e policisë, shkruajnë mediat gjermane.

Raportohet se deri tek ngjarja tragjike erdhi nga shembja e skelës në një bosht ashensori.

Sipas një zëdhënësi, të dhënat personale të dy viktimave dhe njërit prej të plagosurve rëndë janë siguruar.

Ndërkaq, detajet për personat e tjerë janë ende në pritje.

Policia bën të ditur se viktimat nuk janë të nacionalitetit bullgar.

Ata kundërshtuan informacionet të Autoritetit të Zhvillimit Urban (Stadtentwicklungsbehörde), se viktimat ishin nga Bullgaria.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Java në emisionin “Ora e Pasdites” nisi me fituesin e…