Tragjike: Vdes edhe një 26-vjeçare nga Covidi pasi lindi foshnjën
05 shtator 2021
| 13:28
Një 26-vjeçare ka vdekur pas infektimit me Covid-19.
Ajo ishte shtatzënë dhe kishte lindur para disa ditëve.
Por pas lindjes, të cilën e kishte kryer me operacion, ajo ishte transferuar për në intensivë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Gruaja ka vdekur sot ka ora 02:30 të mëngjesit. Ajo është sjellë në gjendje shumë të rëndë me datë 2 shtator pas intervenimit kirurgjik cezarian, pacientën e kanë transferuar në intensivë. Gjendja ka qenë shumë e rëndë, përpos dështimit të funksionit të mushkërive edhe të organeve. Është kryer lindja me intervenimin kirurgjik, prej sallës është sjell në intensivë”, ka bërë me dije anesteziologu Gazmend Spahija.