Tragjike/Vdes në aksident në Gjermani futbollisti 20-vjeçar nga Kosova

05 nëntor 2020 | 09:26

Një futbollist 20-vjeçar nga Kosova ka vdekur në aksident tragjik në Gjermani.

Aksidenti ka ndodhur të dielën më 2 nëntor.

Klubi i futbollit VfL- Ulm 1905, ka njoftuar se bëhet fjalë për Jetëlir Hasanin.

”Të dashur miq, të dashur fansa. Na ka goditur një lajm i trishtuar. Shoku dhe bashkëlojtari ynë Jetëlir Hasani, iku nga ne duke na lënë me zemër të thyer. Ne dëshirojmë t’i shprehim ngushëllimet tona familjes Hasani. Më datën 8 nëntor nga ora 10 deri në ora 15 do të zhvillojmë një aksion për mbledhjen e fondeve”.

Njoftimi i plotë:

Lajmin për vdekjen e 20-vjeçarit e ka bërë të ditur edhe vet familja:

Me dhembje dhe pikëllim të thellë njoftojmë miqtë, shokët dhe dashamirët se pas një aksidenti tragjik në Gjermani, ndërroi jetë më i dashuri jonë:

Jetëlir Hasani

Varrimi i të ndjerit bëhet nesër më datë: 05.11.2020 (e Enjte) në ora 14:00 në varrezat e qytetit në Prishtinë, në Dragodan.

Ndërkohë, e pamja mbahet në lagjen Tophane në Prishtinë, në rrugën “Pjetër Bogdani”.

Të pikëlluar: Familja Hasani.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Rexhep Selimi…