“Trainkos”-i për aksidentin në Jagodë të Klinës: Nuk u respektuan shenjat nga drejtuesi i veturës

14 prill 2025 | 08:40

Pas aksidentit të djeshëm në Jagodë të Klinës, ku treni goditi një veturë dhe la një të vdekur dhe tre të tjerë u lënduan, kompania “Trainkos” bëri me dije se, sipas raportit fillestar, aksidenti ka ndodhur për shkak të mosrespektimit të shenjave të komunikacionit nga drejtuesi i veturës.

“Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore”, thuhet në kumtesën e “Trainkos”-it.

“Trainkos” bëri thirrje për kujdes maksimal dhe për respektim të rregullave të komunikacionit rrugor, me qëllim që të parandalohet përsëritja e rasteve të tilla tragjike.

Në kumtesë po ashtu shprehet keqardhje e thellë për humbjen e jetës, duke i shprehur ngushëllime familjes së viktimës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkrimtari dhe dramaturgu peruan konsiderohej si një nga romancierët dhe…