Trainkos-it i shtohen tre makinistë të certifikuar nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave

27 tetor 2024 | 10:57

Përveç përmirësimit të resurseve teknike dhe aftësimit të lokomotivave, Ndërmarrjes Publike Trainkos Sh.A., i janë shtuar tre makinistë të certifikuar nga Autoriteti Rregullativ i Hekurudhave.

Ky freskim i stafit do të sjellë një rritje të sigurisë në komunikacionin hekurudhor, ka njoftuar Trainkos.

Makinistët: Lorik Kika, Endrit Rama dhe Fatlind Bullatovci shprehën angazhimin e tyre për të shërbyer me përkushtim në Ndërmarrje, duke u zotuar se do të jenë gjithmonë në shërbim të qytetarëve.

“Angazhimi i tyre tregon një përkushtim të thellë për ofrimin e shërbimeve të sigurta dhe cilësore për udhëtarët. Me këtë staf të ri, Trainkos Sh.A., është në rrugën e duhur për të përmirësuar sigurinë e komunikacionit dhe transportit të udhëtimit me tren dhe për të rritur besimin e qytetarëve në transportin hekurudhor”, ka njoftuar Trainkos.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rritja e çmimeve të produkteve bazike ka vazhduar ka qenë…