Trajkoviq: Vuçiqi pranoi integritetin territorial të Kosovës, pranon gjithçka kundër Kushtetutës së Serbisë

14 nëntor 2023 | 15:13

Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka pranuar integritetin territorial të Kosovës dhe ka pranuar gjithçka që është kundër Kushtetutës së Serbisë.

“Vuçiq pranoi integritetin territorial të Kosovës, tani edhe veçoritë kombëtare të Kosovës. Pranon gjithçka që bie ndesh me Kushtetutën e Serbisë”, ka thënë ajo.

Ajo për emisionin “Iza Vesti” ka thënë se si do ta pranojë kushtetuta e Serbisë Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

“Si do të përshtatet ai komunitet (serb) në Kushtetutën e Serbisë, ku janë ekspertët për të na shpjeguar se çfarë po ndodh me Kushtetutën e Serbisë. Ku është kushtetuta e Serbisë? Nën betimin e (presidentit serb Aleksandar) Vuçiq, si do ta pranojë Kushtetuta e Serbisë Asociacionin, si do të integrohet institucionalisht dhe nëse do të integrohet”, ka thënë ajo.

Tutje, këshilltarja e ministri Rashiq ka thënë se nuk pret nënshkrim të marrëveshjes.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shefi i Misionit në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së…