Trajkoviqi flet për kërcënimet që po i merr për shkak të qëndrimeve kundër Listës Serbe
Politikanja serbe, Rada Trajkoviq, e cila është edhe këshilltare e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka folur për kërcënimet me jetë që është duke marrë në Serbi.
Ajo ka thënë se ka marrë kërcënime me vdekje, gjë që po i shqetëson fëmijët e saj, raporton “Kossev”.
“Duke marrë parasysh se më vinë kërcënime të ndryshme për likuidim, atëherë si mund të mbijetoj? Prandaj fëmijët e mi më përcjellin kudo. Ata shqetësohen se do të më ndodhë diçka dhe unë nuk u besoj njerëzve. Ka shumë gjëra që kanë shkruar për mua. Ka kaq shumë gjëra të tmerrshme për mua, saqë kur lexon gjithçka që shkruhet dhe çfarë është në rrjetet sociale, atëherë të vjen keq”, ka thënë Trajkoviqi.
Trajkoviqi ka thënë se është duke u kërcënuar për shkak të qëndrimeve kundër Listës Serbe.