Trajkoviqi i tregon Gjuriqit për fotografinë me Radojiçiqin: E ka bërë dikush nga rrethi yt për të diskredituar
10 mars 2024
| 15:31
Rada Trajkoviq, këshilltare e ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka komentuar fotografinë e ambasadorit të Serbisë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Marko Gjuriq me kriminelin Milan Rodojiçiq.
Trajkoviqi e ka këshilluar Gjuriqin, duke i thënë se dikush i afërt e ka publikuar fotografinë.
Më tutje, ajo i ka thënë Gjuriqit se ai po e shqetëson dikë dhe po përpiqet ta deskretitojë.
“Marko, pa asnjë qëllim të keq dhe pa diskutim, i cili është i gëzuar për këtë foto, por vetëm dikush nga mjedisi juaj mund ta bënte dhe ta kishte nxjerrë në publik. Është e qartë se ju po shqetësoni dikë dhe se ai po përpiqet t’ju diskreditojë”, ka shkruar ajo në “X”.