Trajkoviqi: Ka zëra se Radojiçiqi ndodhet në veri, po përgatitet për hakmarrje
Rada Trajkoviq, këshilltare e Ministrit për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq, ka thënë se ekzistojnë zëra se kryekrimineli Milan Radojiçiq, i cili ka marrë përsipër sulmin terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, gjendet në veri të Kosovës, dhe se sipas saj është duke u përgatitur për “hakmarrje” për terroristët e vrarë më 24 shtator nga Policia e Kosovës.
“Ka zëra se ai ndodhet në veri të Kosovës dhe se po përgatit hakmarrje për të rinjtë e vrarë. Në përgjithësi, ne shohim dhe presim që ambasadori amerikan Christopher Hill ta pyesë Aleksandër Vuçiqin se pse personat që janë në listën e zezë janë bashkëpunëtorët e tij më të mëdhenj”, ka thënë Trajkoviqi në një intervistë për mediumin opozitar serb “N1”.
Ndërsa, duke folur për shpërthimin e grantës së dorës në orët e vona të së hënës në Mitrovicë të Veriut, ku kanë mbetur të plagosur dy persona, ajo ka thënë se është “mesazh” për serbët nga Kosovës, “që mund të kalojnë si Oliver Ivanoniqi”, i vrarë 6 vjet më parë.