Trajkoviqi thotë se vajza e saj përsëri është maltretuar në aeroportin e Beogradit
Rada Trajkoviq, politikania serbe që është këshilltare e ministrit të Qeverisë së Kosovës, Nenad Rashiq, ka thënë se vajza e saj përsëri është maltretuar në aeroportin e Beogradit.
Trajkoviqi njihet për qëndrimet e tij kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiqit.
“Historia e diskriminimit të familjes sime intensifikohet: liria e vajzës së vogël u kufizua sërish përkohësisht sot në aeroportin e Beogradit kur u kthye në MB. Këtë herë ajo nuk lejohet as të përdorë telefonin dhe të kontaktojë departamentin konsullo nën kërcënimin e konfiskimit”, ka shkruar Trajkoviqi në “Twitter”.
Vetë ajo ishte ndaluar disa herë në Serbi, siç thotë ajo vazhdimisht regjimi i Vuçiqit po e persekuton.
Pos ndaj Vuçiqit, Trajkoviq është kritike e ashpër edhe ndaj Listës Serbe për të cilët thotë se nuk i përfaqësojnë interesat e serbëve të Kosovës.
Priča o diskriminaciji moje porodice se intenzivira: mlađoj ćerki danas je opet privremeno ograničena sloboda na beogradskom aerodromu pri povratku u UK. Ovoga puta nije joj dozvoljeno ni da koristi telefon i kontaktira konzularno odeljenje @ukinserbia pod pretnjom konfiskacije.
— Rada Trajkovic (@trajkovic_rada) April 17, 2023