Trajnerë të njohur do të ligjërojnë në klinikën për trajnerë
Shoqata e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës në bashkëpunim me Federatën e Basketbollit të Kosovës për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, njofton se klinika e sivjetme për trajnerë do të zhvillohet në formatin online më 26 dhe 27 shtator.
Për shkak se organizimi i klinikës dallon nga vitet e mëparshme, shumë shpejt do të dihet për mënyrën e përcjelljes së klinikës, kushteve të licencimit dhe kotizimit për edicionin garues 2020-2021.
“Këtë vit do t’i kemi katër trajnerë të nivelit të lartë, të cilët do t’i ndajnë përvojat dhe sukseset e tyre të mëdha. Trajnerët që do të ligjërojnë janë: Don Shoëalter, Drejtori i zhvillimit të basketbollisteve të rinj pranë USA BASKETBALL, Mike Kelly, Trajner i Cairns Taipans (Australi)-trajneri i vitit 2020 në Australi, Cody Toppert, ndihmëstrajner në Universitetin e Memphisit dhe Roberto Iezzi, Trajner kondicional i Hapoel Jerusalem”, thuhet në njoftimin e FBK-së.