
Trajnerët nga Kosova në Turqi për avancim profesional
14 tetor 2021
| 15:44
Në kuadër të programit zhvillimor të FIBA YDF dhe bashkëpunimit ndërmjet Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe asaj të Turqisë, këtë javë në Stamboll të Turqisë janë duke qëndruar 3 trajnerë dhe një trajnere nga Kosova: Kimete Haliti, Hasan Bytyqi, Dion Pllana dhe Egzon Uka.
Qëllimi i vizitës së tyre është avancimi profesional, ku ndër të tjera ata do të jenë mysafirë të Federatës së Basketbollit të Turqisë dhe do të përcjellin stërvitjet dhe ndeshjet e klubeve turke që marrin pjesë në Euroligë, si Fenerbahçe dhe Anadolu Efes dhe në klubin e Darusafakas.