Trajneri Amorim: Jemi Unitedi më i dobët i historisë
20 janar 2025
| 11:36
Manchester United nuk po gjen qetësi pasi dje u mund në “Old Trafford” me shifrat 3-1 përballë Brightonit.
Disfata ishte e dhjeta në kampionat dhe tani “Djajtë” janë më afër zonës së rënies nga kategoria se katër vendeve të para.
Kjo situatë ka shqetësuar Ruben Amorim, i cili pasoi Ten Hag për t’i dhënë jetë një skuadre, e cila është në “vdekje” klinike. “Ishim shumë të lehtë për t’u mposhtur prej rivalëve tanë”, analizoi pas ndeshjes situatën tekniku portugez, i cili nuk kurseu kritikat për shfaqjen e radhës horror të Onanës.
“Sigurisht që jemi ekipi më i dobët i historisë së këtij klubi dhe sa më shpejt e kuptojmë një fakt të tillë aq më shpejt mund të dalim nga kjo situatë”, ka deklaruar Amorim.