Trajneri Armir Grima do të vuaj burgun
24 shtator 2018
| 16:54
Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë masën e sigurisë për 6 pjesëtarët e “Grupit Bajri”, mes tyre edhe trajnerin e Kombëtares së femrave, Armir Grimën, i arrestuar dy ditë më parë në Shkodër.
Grima akuzohet për manipulim të rezultatit të ndeshjeve sportive, pas përgjimeve të bëra. Arrest me burg është masa e marrë nga kjo Gjykatë për trajnerin shkodran.
Arrestimi i Grimës është bërë pas përgjimeve, ku ka rezultuar se ai ka pasur kontakte me pjesëtarë të “Grupit Bajri” për ndeshjen Tërbuni-Vllznia B. Pas vendimit të sotëm, pritet që avokatët e Grimës t’i drejtohen Gjykatës së Apelit të Krimeve të Rënda. E njëjta masë është marrë edhe për ish-portierin e Besëlidhjes, Fabiol Rexhepin.